06/11 03:13
Një zjarr shpërtheu pasditen e kësaj të enjte në një anije mallrash në Detin Marmara.
Për pasojë humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, raportojnë mediat turke.
Anija FG Sevil me flamurin e Panamasë kishte lundruar nga Gialova për në Bullgari. Në rrethana të paspecifikuara, një zjarr ka shpërthyer në motorin e anijes dhe mjetet zjarrfikëse të rojes bregdetare janë nisur drejt zonës, sipas raportimit të rrjetit televiziv NTV.
Dy marinarë turq, të cilët në momentin e rënies së zjarrit mbetën të bllokuar në motorin, kanë humbur jetën. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
Top Channel