Gruaja e zhdukur gjendet e kafshuar nga gjarpri pas gjashtë ditësh në malet australiane (fotot)

28/10/2024 17:16

Një grua e zhdukur prej gjashtë ditësh në masivin Snowy Mountains në Australia është gjetur dje “e dobët dhe e plagosur” nga shërbimet emergjencës pas një operacioni të gjerë kërkimi.

Zyrtarët e rajonit juglindor australian New South Wales thanë se Lovisa Sjoberg u gjet mbrëmjen e të dielës me një plagë  të ngjashme me kafshimin e gjarprit, e dehidratuar dhe me një kavilje të ndryshuar.

Fotografja e apasionuar ishte trajtuar në vend për plagët e saj para se të dërgohej në spital, ku tani raportohet në gjendje të stabilizuar.

48 vjeçarja Sjoberg, është vizitore e rregullt e parkut kombëtar Kosciuszko ku ajo shpesh dokumenton kuajt e egër që jetojnë në zonën malore.

Frika për sigurinë e saj u raportua nga kompania e makinave me qera që kërkonte autpmjetin e pakthyer teksa gruaja nuk mund të kontaktohej. Automjeti u gjet më vonë i hapur dhe i braktisur.

Policia kishte nisur operacionin prej 21 tetorit duke përdorur burime të shumta si qen nuhatës, zjarrfikës, efektivë dhe helikopterë me skanues në infra të kuqe.

Sjoberg u gjet dje nga zyrtarët e parkut, përfaqësuesi i të cilëve Toby Lindsay tha për mediat se Sjoberg kishte shëtitur prej ditësh  “në ambjentin e ashpër natyral” ndërsa u tha zyrtarëve se besonte se ishte kafshuar nga një gjarpër “kokë-bakër” disa ditë më herët.

Speci nuk është agresive por helmi i tyre është një neurotoksinë e fortë dhe mund të jetë fatal nëse nuk trajtohet.

“Ajo është me fat që është gjallë… duket që ka kaluar një kohë të vështirë,” tha rreshteri, i cili shtonte se nuk dihen ende arsyet e largimit të rrezikshëm të gruas në botën e egër, e cila tani është gjithsesi e lumtur që është gjallë, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
3/5
Vjet ajo kishte fotografuar kufomat e 10 kuajve te eger te vrare ne menyre misterioze ne pakun e gjere

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA