Në një intervistë argëtuese, gazmore dhe plot të papritura, çifti i mbi 20 viteve bashkë, Artioni dhe Alberta kanë rrëfyer në studion e ‘Ftesë në 5’ si nisi gjithçka për ta.
Dyshja u njoh në gjimnaz në vitin 1997 dhe çfarë i ra në sy Artionit asokohe, ishte ecja e Albertës.
Mes shumë situatash të sikletshme, çifti krijuan një lidhje dashurie që fillimisht u paragjykua nga tezet e Albertës, për faktin se Artioni njihej si një djalë i lëvizur.
“Si puthej me atë gocën! Po ti atë gjete?”, u shprehën tezet e Albertës kur morrën vesh lidhjen e tyre.
Megjithatë sot Artioni ka një marrëdhënie të shkëlqyer më familjen e nuses, aq sa vjehrra e tij e falenderoi përmes një videomesazhi që i ka shpëtuar jetën.
Për të sjellë një dasmë siç e do tradita, Alberta u kthye pas shumë viteve bashkëjetesë në shtëpinë e saj, që Artioni ta merrte nuse, madje me 20 motorë Harley.
“Vjehrra qante me lot, unë u shkriva me lot”, u shpreh Artioni i cili nuk i kuptonte lotët e mamasë së Albertës sepse ata kishin shumë vite që jetonin bashkë.
Mes të qeshurash dhe grindjesh të vogla, çifti shpërfaqi dhe njëherë në studio gjithë raportin dhe sekretet e vogla të një marrëdhënie që edhe sot ka shumë harmoni dhe ngacmime gazmore.
Top Channel