Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Irani ka “të drejtë dhe i detyruar të mbrohet nga aktet e jashtme agresive”, ka thënë Ministria e tij e Jashtme.
Mediat iraniane raportuan shpërthime të shumta gjatë disa orëve në Teheran dhe në bazat ushtarake aty pranë, duke filluar pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale, sipas The Guardian.
Të paktën shtatë shpërthime u raportuan mbi Teheran dhe Karaj aty pranë, si dhe në qytetin lindor të Mashhad. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi se dy ushtarë u vranë.
Ushtria iraniane tha se janë vrarë katër ushtarë iranianë, pas sulmeve.
Duke e quajtur sulmin izraelit një shkelje të ligjit ndërkombëtar, Ministria e Jashtme tha në një deklaratë të shtunën se Teherani “njeh përgjegjësitë e tij ndaj paqes dhe sigurisë rajonale”.
Iraku, Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani kanë dënuar të gjithë sulmet, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.