Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Kryeministri indian Narendra Modi priti sot kancelarin Olaf Scholz në New Delhi teksa Gjermania është zotuar të rrisë në mënyrë dramatike numrin e lejeve të punës për indianët që duan te vijnë në vend.
Kancelari gjerman është në vizitën e tij të tretë në Indi që prej 2023, dhe kishte me vete disa anëtarë të kabinetit për diskutimet mes vendeve, që janë ekonomia e tretë e botes (Gjermania) dhe e pesta më e madhe në botë (India).
Administrata gjermane ka pranuar të rrisë numrin e vizave vjetore për punonjësit indianë nga 20 000 aktualisht në 90,000 ne vit.
Modi e vlerësonte marrëveshjen si një nxitje ekonomike për të dyja vendet.
“Me këtë marrëveshje takohen dinamika e Indisë me preçizionin e Gjermanisë, inxhinieria e Gjermanisë me inovacionin e Indisë”, tha ai.
Berlini është zotuar gjithashtu të lehtësojë aplikimet e vizave nga profesionistët indianë dhe njohjen e kualifikimeve të tyre në Gjermani, shkruajne mediat.
Zhvillimi vjen në një kohë kur pakënaqësia ndaj të huajve në Gjermani ka zgjeruar pushtetin e të djathtës ekstreme pas disa krimeve të profilit të lartë të kryer nga azilkërkuesit.
Top Channel