Festa e mollës së Korçës/ Fermerët ekspozojnë prodhimin e frutave në fshatin Dvoran, çdo vit sfidë mbetet tregu

24/10/2024 15:28

Mollët e Korçës janë një prej prodhimeve më të njohura të rajonit juglindor dhe çdo vjeshtë në fshatin Dvoran organizohet Festa e Mollës.

Pas një pune të lodhshme dhe vjeljes së prodhimit, fermerët  ekspozojnë varietetet e ndryshme që kultivohen duke synuar promovimin sa më të mirë dhe gjetjen e tregut.

Vit pas viti fermerët janë përballur me problematikën e mungesës së tregut, çmimeve të luhatura dhe dëmtimet nga fenomene natyrore ndërsa sivjet ata tregojnë se prodhimi i mollës ka qenë i mirë por çmimi vijon të jetë i ulët dhe tregu i vakët.

Festës që organizohet në fshatin që tradicionalisht është marrë me kultivimin e mollës veç aktiviteteve argëtuese nuk i munguan as gatimet e ndryshme me bazë mollën apo nënproduktet e saj.

Qarku i Korçës ka rreth 4000 ha të mbjella me mollë dhe çdo vit prodhohen rreth 100 mijë ton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA