Njerëzit që pastrojnë Tiranën/ Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve

06/09/2026 12:08

Kur e gjithë Tirana fle, ka njerëz që punojnë pa u lodhur që qyteti të zgjohet sa më i pastër për të nisur një ditë e re.

Teksa zbardhet, zhvendosemi në një nga zonat më të populluara, jo shumë larg qendrës, ku Fatmira, nënë e 6 fëmijëve, ka zgjedhur të bëjë këtë punë, edhe pse nuk është aq e lehtë.

Por a mjafton vetëm puna e ekipeve të pastrimit për të mbajtur pastër një qytet si Tirana, me dinamikën e saj dhe të mbipopulluar?

Unë e fshi, kur kthehem për gjysmë ore, e kanë mbushur. I hedhin nga ballkoni. Çfarë do t’u thoje këtyre njerëzve? – Mos i hidh plehrat, se ma nxive jetën“, shprehet Fatmira Jonuzi.

Fatmira nuk ankohet kurrë për lodhjen, por ka një shqetësim. “Nuk më lodh puna, por njerëzit na shajnë, na shajnë”, shprehet ajo.

E ndërsa Tirana nis të zgjohet e të hyjë në vrullin e ditës, rrugët duhen edhe larë. Gjithçka ka një grafik të caktuar, që nga boshatisja e kazanëve herët në mëngjes deri pak pas mesdite.

Eduart Isufaj, Inspektor i përgjithshëm i higjienës shprehet se “I lajnë një herë në mëngjes, një herë natën, pastaj vazhdohet me fshesaret deri në 2 të drekës”.

Lëvizjet që u bënë në bashki nga kryetari Erion Veliaj thonë se i mësuan nga lajmet, por e kuptuan më shumë nga një mbledhje urgjente që u bë nga sekretari i përgjithshëm i rikthyer, Alban Dokushi.

“Në një mbledhje para dy ditësh na u tha të rrisim frekuencën e pastrimit”, thotë Isufaj.

Nga kjo mbledhje, veç nisjes së një aksioni për pastrimin e qytetit, në fokus kanë qenë rrugët, lirimi i hapësirave publike dhe zonat e neglizhuara.

Top Channel