Një tren që transportonte mijëra litra karburant ka dalë nga binarët duke goditur një tufe elefantësh në botën e egër të Sri Lanka, dy prej të cilëve raportohet se kanë gjetur vdekjen.
Aksidenti i papritur ndodhi në verilindje të Sri Lanka, duke lënë dy elefantë të vdekur dhe një të plagosur, tha në zyrtarët.
Vendndodhja pranë qytezës së Minneriya — rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Colombo — njihet për parqet e saj natyrore dhe botën e egër.
Makinisti trenit tha se tufa prej rreth 20 kafshesh tentoi papritur të kalonte në anën tjetër të hekurudhës në aksssidentin e të premtes.
“Ishin vetëm 10 metra para meje, nuk mdu të bëja asgjë, shkelëm frenat por nu kishte kohë të mjaftueshme”, tha N.Ë. Jayalath.
Treni kishte tetë vagonë çisternë — pesë me benzinë e tre me naftë, secili me kapacitet 50,000 litra, dy prej të cilëve ishin përmbysur duke shkaktuar rrjedhje të konsiderueshme, shtonte Jayalath.
Treni mbante gjithashtu makinistin dhe tre anëtarë stafi, të cilët shpëtuan pa u plagosur.
“Kjo është hera e parë që shoh një aksident të tillë,” tha rezidenti lokal V.J. Jackson. “Ne erdhëm këtu pasi dëgjuam borinë e trenit dhe ulërimat e elefantëve. Kafshet ishin shtrirë kudo kurse treni kishte dalë nga binarët”.
Hasini Sarathchandra, zyrtar i botës së egër tha se dy elefantë kishin vdekur në vend dhe një ishte trajtuar dhe më pas lënë përsëri i mirë me tufën e tij.
Parku kombëtar i Minneriya tërheq miijëra turistë çdo vit teksa konsiderohet si një korridor elefantësh mes parqeve Kaudulla e Wasgamuwa, shkruan rrjeti britanik The Independent.
Edhe pse elefantët adhurohen në vendin e Oqeanit Indian, numrat e tyre kanë pësuar rënie të konsiderueshme
Përplasjet e trenave me elefantët gjithashtu janë shtuar vitet e fundit në Sri Lanka, teksa kafshët e mëdha kapërcejnë binarët në kërkim të ujit e ushqimit, shkruan The Independent.
Top Channel