“Dënimi i Salianjit rast i paprecedent”/ Basha në Bundestag, takim me Stefan Kaufmann: Ka përpjeke për pazar të ri Rama-Berisha

18/10/2024 15:49

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, dhe deputetja Oriola Pampuri gjatë vizitës në Berlin zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman.

Basha theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, duke e cilësuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe varfërinë si sfidat kryesore që përballet Shqipëria.

Ai shprehu shqetësim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij është në bashkëpunim me disa opozitarë, për të shantazhuar dhe kontrolluar institucionet e drejtësisë, duke përmendur amnistinë si një rast të qartë të lirimit të zyrtarëve të korruptuar.

Kreu i demokratëve euroatlantikë theksoi se shqiptarët presin që pas 33 vitesh demokraci, ata që janë të korruptuar dhe të inkriminuar të përballen me drejtësinë.

Basha gjithashtu shprehet se folën për situatën politike në vend dhe teatrin politik në vend i cili kulmoi me amnistinë, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e PD-së nga e njëjta trupë gjyqësore, që në një rast të paprecedent, dënoi deputetin Ervin Salianji, duke treguar qartë se sistemi ynë i drejtësisë është nën presion.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të takoja në Berlin z. Stefan Kaufmann, raportues për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman.

Gjatë takimit, ndamë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka për Shqipërinë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Korrupsioni, pastrimi i parave, gjendja e ekonomisë ku gjysma e popullsisë jeton në varfëri dhe emigrimi masiv, janë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë.

Shpreha shqetësimin tim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, në bashkëpunim me një pjesë të opozitës, për të shantazhuar dhe vendosur nën kontroll institucionet e drejtësisë, si SPAK. Një shembull i qartë i këtyre përpjekjeve ishte amnistia, e cila çoi në lirimin e zyrtarëve të korruptuar.

Shqiptarët presin që, pas 33 vitesh demokraci, ti jepet fund pandëshkueshmërisë, dhe që të korruptuarit e të inkriminuarit të përballen me drejtësinë. Me qeverisjen e Edi Ramës, kriminelët dhe trafikantët janë veshur me pushtet, duke caktuar deputetë, drejtues policie dhe figura kyçe në institucione, siç kanë treguar përgjimet e prokurorisë së posaçme dhe ato të publikuara në media.

Diskutuam gjithashtu për situatën politike në vend, ku së fundmi po shohim një teatër të përsëritur që synon të legjitimojë një pazar të ri politik, si ai i disa muajve më parë, që kulmoi me amnistinë, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e PD-së nga e njëjta trupë gjyqësore, që në një rast të paprecedent, dënoi deputetin Ervin Salianji, duke treguar qartë se sistemi ynë i drejtësisë është nën presion dhe segmente të tij janë ende nën kontrollin politik të atyre që kanë drejtuar për 34 vjet vendin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA