“Rama e tha vetë që BE na uli kokën 3 herë”, analistët përplasen me Manjën! Ministri: 2000 veta të përfshirë në proces sollën suksesin e 15 tetorit

17/10/2024 21:57

Analistët Arjan Curri dhe Ervis Iljazaj debatuan me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas Currit, hapja e grup-kapitullit të parë të negociatave ishte ‘për arsye teknike’, pasi “vetë Edi Rama ka thënë se BE na uli kokën tre herë”. Por, për Manjën, ishte puna e armatës së teknikëve prej 2000 personash që mundësuan arritjen e 15 tetorit. Debati vijoi më pas për “korrupsionin në qeveri”.

Curri: Rama e ka thënë vetë që BE na e ka ulur kokën tre herë. Edhe ministria juaj është shumë mbrapa

Manja: Si mund të pranoj unë që jam sot këtu se ajo armatë e madhe teknikësh, 2000 veta të përfshirë në këtë proces…

Curri: Unë dëgjoj Ramën, ai e tha vetë

Manja: E kanë ulur Shqipërinë më 15 tetor aty ku e kanë ulur, ju thonë paska qenë vetëm fat

Curri: Rama tha që tre herë na e ka ulur kokën BE. Ne dëgjojmë Ramën, nuk ju dëgjojmë ju

Duma: Ju erdhi ndonjëherë ajo ndihma 1 miliardëshe

Curri: Ne e kaluam pandeminë me vaksinat e Turqisë, Rama e tha vetë që BE na ktheu kurrizin

Iljazaj: Thatë që administrata ka përparim, si shpjegohet që ju si kreu i njësisë së koordinatorëve antikorrupsion, keni bërë 0 kallëzime në SPAK

Manja: Pse merr vetëm SPAK-un. Këtu ka edhe prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, ku unë kam depozituar 35 kallëzime, për nëpunës të të gjitha niveleve

Iljazaj: Shqipëria vuan nga korrupsioni i lartë, jo nga raste banale, për këto paratë e xhepi nuk ka problem…

Manja: Keni filluar ta mendoni kush zë i pari radhën të shkojë të bëjë denoncime. Qëllimi është parandalimi. Kemi një sërë reformash që kjo qeveri ka marrë për parandalim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA