“Porosia e Kullës”, Pashko Camaj publikon librin autobiografik, përballja me ndjenjën e fajit për largimin nga trojet e të parëve

17/10/2024 20:29

Largimin nga atdheu 40 vite më parë dhe emigrimin plot sfida drejt ëndrrës amerikane, profesor Pashko Camaj, ekspert i njohur i shëndetit publik, e ka përjetësuar në një autobiografi, ku trajton migrimin si temë e përbotme me të përbashkëtat e veta, por tejet specifike në të veçantat e veta.

Autori përballet me ndjenjën e fajit për largimin nga trojet e të parëve.

“Që nga dita e parë që jam larguar nga vendi, kam pasur një pyetje të thjeshtë, a kam mëkatuar ndaj 16-17 gjeneratave që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe duke i dhënë jetën gjeneratave që kam pasur fatin t’i njoh, t’u tregoj gjeneratave që vijnë në Amerikë se nga vijnë, ku i kanë rrënjët”, u shpreh Pashko Camaj.

I botuar fillimisht në SHBA, Ëndërrime nga bagazhi i një veture amerikane vjen për lexuesin shqiptar me titullin Porosia e Kullës falë përkthimit të vëllait të Camajt, nënkryetarit të parlamentit malazez, Nikollë Camaj, që mes emocionesh rrëfen:

“Kur ma çoi fillimisht idenë se po bën një libër, që më çon në vendlindje, më detyron të shkoj te Kulla. Besoj se me këtë ndjesi që kam unë, do të ballafaqohen shumica që do të lexojnë elemente që pasurojnë deri në detaje kujtimet e Pashkut“, tha Nikollë Camaj.

“Ky libër tregon qartë se çfarë përjeton një emigrant, çfarë përjeton, cila është jeta e tij, si në një roman dhe pikërisht kjo mënyrë e të rrëfyerit të jetës së emigrantëve e bën atë shumë të afërt për lexuesin“, u shpreh botuesi Bujar Hudhri.

Kjo vepër është përshkrimi i rrugëtimit të brendshëm, shpirtëror, dhe atij të jashtëm, social të Camajt për të njohur veten. Kulla përfaqëson shtëpinë ku ai është rritur dhe shërben si fortesa stërgjyshore ku mbrohen traditat e lashta, por cila është porosia e kullës, lexuesi mund ta zbulojë përmes përjetimeve që përballin dy botë të shkuarën me të tashmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA