“Gati për shtet Bektashi”, Baba Mondi flet për mediat izraelite: I kemi kërkuar qeverisë të mos humbim kohë

13/10/2024 19:30

Avancimi i idesë për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama edhe gjatë fjalës të mbajtur në OKB, vijon të shikohet me interes nga mediat ndërkombëtare.

Gazeta “The Jerusalem Post”, të cilës i referohet Top Channel, publikoi një artikull të gjatë duke intervistuar të parin e bektashinjve Baba Edmond Brahimaj.

Në artikullin me titull “Vëllezër të popullit të Izraelit” Baba Mondi kërkon çuarjen përpara të kësaj ideje pa asnjë vonesë.

“Shteti shqiptarë gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje.  Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve” Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën  do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.

The Jerusalem Post thotë se Baba Mondi ka vizituar disa herë Izraelin dhe shpreson të rikthehet përsëri.

“Unë e njoh mirë Izraelin dhe e konsideroj veten një vëlla të popullit të Izraelit. Kam qenë atje edhe si i ftuar në dasmën e një mikut tim izraelit. Komuniteti bektashi në rrugën e tij bazuar në Islam, i do njerëzit pavarësisht nga cili vend ata vinë dhe besimi që kanë apo ngjyra e lëkurës përfshi bindjet politike. Ne i konsiderojë vëllezër dhe motra. Kam vizituar shumë vende në Izrael nga ku kam marrë energji pozitive. Nuk jam duke folur për ekstremizmin por për ata që besojnë në Zot e jetojnë bazuar në principet e librit të shenjtë”, është shprehur Baba Mondi.

Baba Mondi e mbyll këtë intervistë duke cituar një ajet nga Kurani ku thuhet: “Ata që njohin veten e tyre kanë njohur Zotin”. Ditët e sonte thotë i pari bektashinjve, shumë njerëz nuk e njohin veten e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA