Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Iranit: Braktisni programin e raketave balistike
Një vit pasi sulmi i Hamasit ndaj Izraelit çoi në një operacion ushtarak 1-vjeçar për të rrafshuar Gazën dhe neutralizuar organizatën terroriste, Lindja e Mesme është në prag të një konflikti të rrezikshëm.
Ky konflikt do të përfshijë fuqitë e jashtme duke shkaktuar në të njëjtën kohë trazira të mëdha në ekonominë globale. Megjithëse asnjë nga protagonistët nuk duket se dëshiron një luftë në shkallë të plotë, shkelja e vijave të kuqe gjithnjë e më shumë nga Izraeli dhe Irani mund të veprojë në fund të fundit si një profeci vetëpërmbushëse.
Pyetja tani është se deri ku do të shkojnë Izraeli dhe Benjamin Netanyahu për të rikthyer atë që ata e shohin si sigurinë afatgjatë të vendit dhe a do të tërhiqet Irani. Shkalla e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmit me raketa balistike që mori nga Irani më datë 1 tetor është në nivel taktik, por edhe në nivel strategjik në Lindjen e Mesme.
Izraeli mund të synojë gjithashtu një sërë synimesh strategjike që lidhen me energjinë elektrike, furnizimin me ujë dhe infrastrukturën e transportit, të cilat do të ushqejnë pakënaqësinë popullore brenda Iranit dhe do të dëmtojnë imazhin e një parandalimi të fortë që kultivon në opinionin publik të regjimit teokratik.
Top Channel