Zbardhen emrat/ “Mamin e mbyti babi”, si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi! Tentoi ta fshihte, por kunata…

09/10/2024 11:03

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali!

Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria. Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci.

Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet.

Ka qenë motra e viktimës e cila ka njoftuar policinë, ndërsa raportohet se pas krimit, 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e kunatës dhe i  tha ta shoqëronte në spital. Por ajo ka komonikuar me nipin, i cili i ka thënë se “babai ka vrarë mamin”, e më pas ka njoftuar policinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA