Uragani “Milton”, alarm në 28 qytete në Florida, autoritetet paralajmërojnë qytetarët për evakuim

09/10/2024 10:15

Rreth 28 qytete janë nën paralajmërimin e mbërritjes së uraganit Milton në Florida, sipas Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave të Shteteve (FDEM).

“Merrni masa! Karikoni të gjitha pajisjet tuaja dhe vazhdoni të dëgjoni të gjitha urdhrat nga zyrtarët lokalë,” thotë FDEM. Banorëve të zonës u është thënë të përgatiten për evakuim, pasi përmasat dhe pasojat e uraganit do të jenë shumë të mëdha. Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive kanë nxjerrë gjithashtu një listë dhe hartave të zonave të evakuimit.

Sinoptikanët paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm, përmbytje, erëra të forta dhe stuhi.

Uragani Milton është i kategorisë së pestë dhe konsiderohet si ‘katastrofik’. Ai mbart shpejtësi të erës, e cila arrin deri në 249 km/h.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA