FOTOT/ Pamje të frikshme të uraganit Milton nga hapësira, ndërsa stuhia e shekullit pritet të godasë Floridën

09/10/2024 19:30

Një astronaut arriti të shihte një pamje të pabesueshme të uraganit Milton nga hapësira, që pritet të godasë pak pas mesnate atje. 

Astronauti i NASA-s Matthew Dominick ndau një foto të shkrepur nga dritarja e një kapsule të SpaceX, e cila është ankoruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Uragani Milton do të godasë Florida vetëm dy javë pasi u godit nga uragani Helene, i cili la më shumë se 220 njerëz të vdekur në gjashtë shtete të SHBA-së, si dhe miliona pa energji elektrike.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky uragan do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”, ndërsa miliona njerëz janë evakuuar nga Florida përpara mbërritjes së stuhisë.

Milton parashikohet të jetë në fuqinë e kategorisë së tretë kur të arrijë në tokë në mesnatë mbi Sarasotën jugore. Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se largimi nga disa zona të rrezikshme ishte një çështje “jete dhe vdekjeje”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA