Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
John Hopfield, shkencëtar pranë Universitetit të Princeton dhe Geoffrey Hinton, nga Universiteti i Torontos kanë marrë Çmimin “Nobel” në fizikë për vitin 2024.
Dy shkencëtarët kanë punuar gjatë për kompjuterat që “mësojnë” dhe kanë marrë vlerësimin e karrierës si pionerë të kërkimeve dhe vënies në zbatim të rrjetit nervor artificial, duke hedhur bazat e Inteligjencës artificiale moderne.
Fituesit e shpallur nga Akademia suedeze e shkencës në Stokholm do të përfitojnë të dy së bashku një total prej 810.000 eurosh. Komiteti i Nobelit nderon dy shkencëtarët me motivacionin “për zbulimin thelbësor dhe shpikjet që i mundësojnë kompjuterave të mësojnë përmes sistemit nervor artificial.
Një ditë më parë, Çmimi “Nobel” në Mjekësi iu dha amerikanëve Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroRNA-së, një parim themelor që sistemon mënyrën se si rregullohet aktiviteti i gjeneve. Asambleja e Nobelit tha se zbulimi i tyre “ishte i një rëndësie themelore për mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë”.
Top Channel