Fond 1.5 mld lekë për fermerët/ Aplikimi për të përfituar financim deri në javët e para të nëntorit

08/10/2024 12:20

Ministria e Bujqësisë ka çelur thirrjen për hapjen e fondeve të reja për skemën kombëtare të 2024.

1.5 miliard lekë do të mund të përthithen nga fermerët shqiptare që do të zgjerojnë serat, apo të mbulojnë frutat me rrjetë antibreshër, por gjithashtu përfitues do të jenë edhe ata bujq që mbarështojnë kafshë, apo që duan të pajisen me mekanikë bujqësore. Nevoja financiare për këta fermerë është e madhe.

‘’Unë mendoj që këto masa tashmë të përcaktuar në këtë VKM  janë të nevojshme për të plotësuat filozofinë e Skemës Kombëtare, sepse krahas bizneseve ekzistuese bujqësore ne na duhet të mbështesim edhe biznese të reja bujqësore dhe pikërisht mbështetja për investimin e serave të reja, apo të stabilimenteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të shpendëve dhe mekanikë bujqësore  do ta konsideroja shumë të rëndësishme  sepse ne po përballemi me një lëvizje rurale pra braktisje të fshatit dhe  fuqia punëtore duhet të zëvendësohet me mekanikë bujqësore.”, shprehet Ilir Kapaj, zv/rektor në UBT.

Por, ky grant nuk është i mjaftueshëm në një kohë kur fermerët shqiptarë tashmë nuk janë më pjesë e programit IPARD të  BE. Nga ana tjetër rënie e euros ka krijuar klimë jo të mirë ekonomike për bujqësinë.

“ Fermerët janë përballur problematika të tipit mungesës së fuqisë punëtore dhe u është dashur të rrisin pagat e këtyre fermerëve, rritja e çmimit të pesticideve. Apo shitja e produktit tek pikat e grumbullimit me një çmim tepër të lirë që nuk lë marzh të lartë fitimi për fermerët. Për të mos folur më pas për ato fermerë që punojnë me eksportin dhe rënie e euros e ka ulur edhe më të për fitimin e tyre. Prandaj them që është koha që Ministria e Bujqësisë të akordojë më tepër fonde për bujqësinë”, shprehet Romina Raqdonshiqi, eksperte ekonomie.

Fermerët do të kenë të drejtë të aplikojnë për këtë financim deri në javën e parë të nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA