Salmonela në mishin brazilian, AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët
04/09 20:26
Erozioni gllabëron vazhdimisht plazhet me rërë të Shqipërisë.
Në Pyllin e Sodës ky fenomen që përsëritet vazhdimisht po kthehet në shqetësim, pasi kërcënon sipërfaqen bregdetare nga zona e plazhit të Vjetër deri te porti i peshkimit.
Ambientalistët rendisin ndryshimet klimatike ndër faktorët që ndikon erozionin, por e drejtojnë gishtin edhe nga aktiviteti njerëzor.Sipas ambientalistëve, përveç dëmtimit të pyjeve, Pylli i Sodës është i mbushur edhe me mbeturina. Kujdesi ndaj mjedisit dhe mbjellja e pemëve të reja mbeten mënyra e vetme për të zbutur kërcënimin e erozionit.
Top Channel