Mblidhet shtabi i Emergjencave në Vlorë, ministri: Do dëmshpërblejmë të gjithë ata që janë prekur nga përmbytjet

05/10/2024 15:33

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Vlorë, në takimin e shtabit të emergjencave mbi situatën e përmbytjeve.

Vengu tha se “të gjitha strukturat po punojnë për të normalizuar situatën e krijuar nga vërshimi i ujërave’.

“Në terren janë 250 forca ushtarake dhe civile. Janë tre zona si ajo e “Albano & Romina”, qendra historike dhe pranë Kishës Ortodokse, ku ka ende prani të ujit dhe strukturat janë në punë. Është momenti pastaj që me të gjitha strukturat të evidentojmë dëmet dhe dëmshpërblejmë të gjithë ata që janë dëmtuar”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA