Si nisi konflikti mes Xhovana Nikollit dhe Nuredin Dumanit/ Ndërroi jetë një person! Nga mesazhet kërcënuese tek intervista e motrës

04/10/2024 16:02

Enea Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin, të arrestuar dy vite më parë në Fier.

O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”.

Kjo ishte deklarata e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Për disa ditë me radhë, e reja vazhdoi me akuzat ndaj Dumanit, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ajo akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol. “Nuk është burrni të merresh me femra. Çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit. Nuk jam femër që dorëzohet lehtë, nëse je burri hajde vendos prapë tritol, more në qafë njerëz të gabuar”, ishte një nga postimet e saj.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK dhe një një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA