Rikthehet Europa League/ Sot në DigitAlb do të ndiqni Bajramin, Muçin dhe Rashicën në sfidat europiane

03/10/2024 12:31

Rikthehet mbrëmjen e sotme Europa League me shumë ndeshje interesante të luftuara dhe nga ku pritet të vendosen më shumë se sa thjesht tre pikët e fitores.

Një e tillë është ndeshja e Manchester United që luan sot në mbrëmje në Portugali përballë Portos një ndeshje prej së cilët do të varet e ardhmja e Erik Ten Hag.

Forma e dobët e treguar nga “Djajtë e kuq” gjatë kësaj faze nuk ka kaluar pa kritika dhe pasojat mund të jenë të rënda për teknikun holandez.

“Djajtë e kuq” kanë nga ana e tyre një statistikë pozitive të krijuar me ekipet luzitane. Për herë të fundit Junajtid është mundur nga një ekip portugez në dhjetor të 2005-ës kur u mposhtën nga Benfika 2-1. Që prej atij takimi ata janë ndeshur plot 12 herë me skuadrat portugeze duke fituar 9 takime e barazuar tre.

Gjithashtu në këtë mbrëmje do të zbresë në fushë sërish Rangersi i Nedim Bajramit. Futbollisti i kombëtares kuqezi ka fituar shumë shpejtë zemrat e tifozëve skocez dhe ka gjetur golin e shpejtë, për vetëm 55 sekonda në ndeshjen e parë me ta në Europë, javën e shkuar përballë Malmos.

Sot do të presin një emër të madh të futbollit francez si Lyoni që vjen gjithashtu pas një fitoreje në ndeshjen e parë ndaj Olympiacosit.

Të tjerë futbollistë shqiptarë në këtë mbrëmje të madhe europiane do të jenë ata të Beshiktashit, Ernest Muçi i rikthyer në kombëtare në këtë grumbullim dhe Milot Rashica. Futbollisti kuqezi u aktivizua në formacion në ndeshjen e fundjavës që skuadra e tij fitoi përballë Konyasporti me shifrat 3-0, ndërkohë që në debutimin e tyre në Europa League Beshiktashi u mund me shifrat 4-0 ku Muçi nuk u aktivizua. Këtë mbrëmje në Stamboll ata do të presin gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit, një skuadër që ka dalë me një pikë nga ndeshja e parë të cilën e barazoi 3-3 me Viktoria Plzen.

Këto por edhe të gjitha ndeshjet e tjera të Europa League, ku mbrëmjen e sotme do të jenë 18 përballje, do të keni mundësinë t’ui ndiqni në paketën SuperSport të platformës DigitAlb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA