Hamasi merr përsipër sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Jaffa, pranë kryeqytetit izraelit.
Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Jaffës, ndërsa mësohet se dy autorët e sulmit janë ekzekutuar nga policia izraelite. Dyshohet se dy autorët zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.
Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se qytetarët izraelitë kanë lënë kurora me lule në nder të viktimave.
Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.
Top Channel