“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet”, shpërthen kreu i PL: Ilir Meta nuk çon deputetë sufllaqesh në Parlament!

01/10/2024 22:17

Gjatë mbledhjes me Këshillin Drejtues, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se mbështet protestën ndërkombëtare duke thënë se e vetmja rrugë është përballja ballore.

Meta theksoi se “deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament”, teksa shtoi se emrat e deputetëve kandidatë do të jenë si Tedi Blushi.

Më datë 7 tetor, në orën 18:00, do të nisë protesta e thirrur nga opozita.

“Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë. Deputetët do të jenë si Tedi Blushi t gjithë. Deputetë sufllaqesh nuk con Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe njëkohësisht ndëshkon me votë dhe protestë të vazhdueshme.

Unë jam i bindur se ndjenja e protestës dhe pakënaqësisë e akumuluar prej kohësh te çdo shqiptar që ndjen peshën e korrupsion skizofrenik të qeverisë për pasigurinë e punës, pronës, shëndetit, çmimeve stratosferike dhe kostos së lartë të jetesës, jam i bindur se flaka e zemërimit të tyre do të shpërthejnë. Geni patriotik i shqiptarëve dhet zgjuar. E vetmja rrugë është përballja ballore. Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur me 7 tetor. Të tregojmë se populli nuk dorëzohet dhe që fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë me e madhe se terrori që narkoshteti tenton të mbjellë te qytetarët tanë”, u shpreh Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA