Këtë fillim tetori, në portin detar të Durrësit është ankoruar një kroçerë nga e cila zbritën për të vizituar vendin tonë rreth 500 turistë amerikanë. Pas mbërritjes në port, sipas Autoritetit Portual Durrës, turistët janë nisur drejt Krujës, Tiranës dhe Beratit, ndërsa një grup tjetër po viziton qytetin e Durrësit dhe sitet e tij arkeologjike.
Kjo kroçerë me flamur të Bahamasit po kryen një lundrim turistik nëpër Mesdhe. Para Durrësit, ajo ishte ndalur në portin grek të Korfuzit dhe pritet të vazhdojë lundrimin në mbrëmje drejt portit të Kotorrit në Malin e Zi.
Përveç kroçerave, vijon të jetë i suksesshëm dhe i ashtuquajturi turizmi i naftës, që përmes furnizimit të jahteve turistike me karburant pa akcizë sjell të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.
Vetëm gjatë 8 muajve të parë të 2024-s u arkëtuan 1,1 miliard lekë nga taksa e karburantit.
Top Channel