EMRI/ Dyshohet se ishte me shpejtësi, e reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset rëndë

01/10/2024 20:24

Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se një 28 vjeçare e cila udhëtonte më makinën tip Ford, dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë duke rënë në kanal.

Nga ky aksident Ledidjana Xhaferraj ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë nga makina.

Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA