Çifti amerikan zhvendosen në Itali pas pensionimit, por jo gjithçka shkoi sipas planit (Fotot)

28/09/2024 14:53

Për Regina e John Zdravich ‘ëndrra italiane’ kishte nisur prej 20 vjetësh, që kur një student italian që ata pritën në shtëpi i kishte bërë të mendonin seriozisht për banesën e tyre ardhshme.

Çifti nga Indiana u njohën me qiraxhiun e tyre në 2001 dhe prej atëherë vizituan disa herë Italinë  me të cilën “ranë në dashuri” dhe nisën të mendonin të vendoseshin atje, shkruan rrjeti CNN.

“Kemi pritur disa herë studentë nga Evropa, prandaj besoj vizitonim vendet atje rregullisht”, thotë John.

“Kishin jetuar të gjithë jetën në SHBA dhe donim të provonim diçka ndryshe. Kishim një shtëpi të madhe prandaj menduam të shkojmë jashtë vendit,” thotë Regina, e cila është martuar me John prej vitit 1988 dhe deri para pensionimit punonte si llogaritare.

Dyshja Zdravichs dolën në pension të dy në moshën 62 vjeçare dhe Italia ishte destinacioni i tyre kryesor 62, pasi e kishin njohur gjatë vizitave të tyre.

Kështu që ata shitën shtëpinë e tyre në Indiana në 2017, bënë bagazhet kryesore dhe u nisën drejt Italisë.

“Nisëm të shisnim online gjithçka kishin në SHBA, shumicën e dhamë për bamirësi, rrjedhimisht hoqën dorë nga gjithçka”, thotë Regina.

Ndërsa John, thotë se ata “dolën mirë” me shitjen e shtëpisë dhe ishin “të qetë financiarisht” teksa përgatiteshin për zhvendosjen.

Dyshja Zdravichs u nisën për në Itali në janar 2018 bashkë me macen e tyre Sonya, por gjërat nuk shkuan saktësisht sipas planit.

Ata u vendosën në Salerno, pranë Napolit dhe aplikuan për vizat e zhvendosjet për të pensionuarit nga jashtë BE, të cilëve u kërkohet një sasi të ardhurash për të marrë rezidencën në Itali.

Për tre muaj ata kompletuan dokumentacionin e kërkuar por u tha se do të duhej edhe një vit, pasi sipas autoriteteve “kishin dalë në pension vetëm një vit më parë”.

Të zemëruar me burokracitë dyshja tërhoqën aplikacionin e tyre dhe u kthyen në SHBA, ku nuk kishin më ku të qëndronin.

“Jemi si të pastrehë,” tregon Regina. “Nuk kishim as shtëpi, as makinë dhe në Indiana ishte dimër e akull ”.

Pas nje periudhe qëndrimi në SHBA, të pasigurt çfarë të bënin, çifti vendosën të ktheheshin në Itali për të mësuar më shumë.

Teksa ishin aty, duke u informuar në forume amerikanësh që ishin jashtë vendit mësuan se shumë nga te huajt që kishin probleme me rezidencën në Itali në fund kishin zgjedhur të pensionoheshin në Spanjë.

“Ne menduam përse jo, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, apo jo,’” tregon Regina.

Megjithëse ata nuk kishin qenë kurrë në Spanjë vendosën të shkonin për të parë cilat ishin opsionet.

“Ne kishim qenë disa herë në Itali dhe e njihnim vendin, por nuk na kishte shkuar mendja për Spanjën”, tregon John për CNN.

Kur shkuan aty ata morën një apartament me qira për një vit që gjithsesi të kishin një vend nëse gjërat nuk funksiononin.

John, babai të cilit është nga Serbia, nisi të punonte dhe për marrjen e qytetarisë serbe, si një opsion nëse gjërat nuk funksionin përsëri.

Regina thotë se John arriti të merrte qytetarinë serbe pas një muaji.

Tashmë çifti po investonin në jetën e tyre në Spanjë, duke u vendosur në qytezën bregdetare të Oliva, në rajonin e Valencia.

Çifti Zdravichs po kuptonin shpejt se e pëlqenin shumë stilin spanjoll të jetesës.

“Spanjollët kanë qejf të zbaviten, janë të relaksuar,” thotë John, duke shtuar se do të ishte një vend akoma më i mirë nëse do të ishte 30 vjet më i ri.

Çifti rrjedhimisht bleu një shtëpi me tre dhoma gjumi në Garcia në rajonin verior Catalonia, bashkë me dy hektarë tokë për 165,000 euro.

“Në SHBA ne kishim kuaj kështu që duhet të gjenim kafshët përsëri. Vendi ishte shumë tërheqës. Për atë që donim të bënim ishte i përkryer, edhe pse ishte në Katalonja që ka gjuhën e saj dhe janë disi separatist ndaj Spanjës”.

John shton më tej: “Jetonim pranë lumit Ebro, megjithse spanjollët nuk e konsiderojnë të rëndësishëm. Në SHBA kishin gjithashtu një lum pranë, është bukur megjithse unë nuk shkoj më për peshk”.

Edhe pse ata u zhgënjyen për prishjen e ëndrrës italiane në 2018, çifti Zdravichs janë tashmë të lumtur në Spanjë.

“Megjithë peripecitë, ndoshta kështu funksionoi më  mirë”, thotë Regina.//CNN/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA