Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvend, 4 deputetë u përjashtuan/ Të pranishëm Rama dhe Balluku në votimin e projektligjit për Bankën e Shqipërisë

29/10/2026 10:59

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione.

Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.

Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.

Top Channel