“Mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues, vendim i pavlefshëm”, Dritan Dajti i vendos 48 orë afat Gjykatës së Elbasanit, kërkon sërish lirinë

23/09/2024 16:34

Dritan Dajti i ka vendosur 48 orë afat Gjykatës së Elbasanit për të konstatuar heqjen e lirisë së tij në mënyrë të jashtëligjshme nga IEVP Peqin.

Avokatët e Dritan Dajtit pretendojnë se ky i fundit e ka vuajtur tashmë dënimin e tij me 25 vite burg dhënë nga Gjykata e Elbasanit, vendim i cili ka marrë formë të prerë në 26.05.2020.

I dënuari për vrasjen e 4 efektivëve të policisë i kërkon gjithashtu gjykatës konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë së vënies në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi ky vendim, sipas tij është i pavlefshëm pasi mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Gjithashtu, gjithmonë sipas pretendimeve të vetë Dajtit, urdhri i ekzekutimit të prokurorit për ekzekutimin e këtij vendimi nuk ekziston.

Më datë 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë prishi dënimin me 25 vite të Dajtit, duke e lënë atë në burg përjetë.

Më herët, Dajti i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit duke kërkuar lirimin nga qelia, pasi sipas tij, e ka konsumuar dënimin me 25 vite burg dhe se prej datës 17 gusht 2024 po qëndron në qeli në kundërshtim me ligjin.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA