25/11 07:18
Ndodh mrekullia pas 70 viteve në Kaliforni. Një 6 vjeçar, i cili u rrëmbye, teksa po luante në një park lojërash në vitin 1951 është gjetur pas 7 dekadash më vonë falë mbesës së tij.
Mbesa e Luis Armando Albino që jeton në Oakland me ndihmën e policisë, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë gjeti xhaxhain e saj që jetonte në bregun lindor të SHBA. Ajo e gjeti Albinin dhe e ribashkoi atë me familjen e tij në Kaliforni.
Më 21 shkurt të vitit 1951, një grua iu afrua 6-vjeçarit, i cili po luante me vëllain tij se do t’i blinte karamele. Gruaja rrëmbeu të miturin dhe e rriti atë si të ishte djali i saj.
Për më shumë se 70 vjet, Albino mbeti i zhdukur, por familja e tij nuk rreshti kurrë së e kërkuari.
Top Channel