Plagosja me thikë mes adoleshentëve në Shkodër, gjykata vendos “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë që dyshohen si organizatorë Të rinjtë janë në kërkim të një profesioni, dhe specialistët më të mirë të kuzhinës, informatikës dhe elektronikës dalin nga shkollat e mesme profesionale, ku kurrikulat e dedikuara i bëjnë këta nxënës të jenë gati për tregun e punës sapo dalin nga bankat e shkollës, kjo për shkak të urisë së madhe që ka tregu i punës për profesionistë.
Kreu i qeverisë gjatë një vizite në shkollën e mesme profesionale të Elbasanit, në të cilën studiojnë 1400 nxënës, ku vetëm në klasën e 10 numri i nxënësve për këtë vit shkollor është rritur me 8%, tha se është koha që sipërmarrësit t’i japin profesionistëve në fund të muajve ata që meritojnë.
“Po thyhet mentaliteti për shkollën profesionale. Ku kjo shkolla përdoret si bazë për ndërmarrjen e vet edhe pas universitet. Dikur talleshin kur thoshin që punë ka por s’ka profesionistë. Sipërmarrësit duhet të kuptojnë që puna duhet paguar ashtu sikurse e meritojnë. Nevoja për staf të kualifikuar është alarmante, të gjithë ata që marrin një profesion e kanë gati punën”, u shpreh Rama.
Për të qenë profesionistët më të mirë të tregut, praktikën e profesionit që ata do të ndjekin në të ardhmen e nisin nga shkolla dhe e përfundojnë në bizneset që shkolla ka lidhur një kontratë profesionale.
Top Channel