VIDEO/ Të shtëna me armë në Sydney, dy persona hapin zjarr në një festë në plazh, të paktën 10 viktima Gjatë 11 muajve të fundit, me çdo përshkallëzim të tensioneve midis Hezbollahut dhe Izraelit, është ngritur pyetja: A është në horizont një luftë tokësore në shkallë të plotë?
Ndoshta në asnjë moment në muajt e fundit Libani nuk është ndjerë kaq afër një lufte të tillë.
Të premten e 20 shtatorit, Izraeli ndërmori një tjetër sulm drejt Libanit, duke bombarduar nga ajri kryeqytetin Bejrut.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, deri tani raportohet për 3 viktima dhe 17 të plagosur.
Objektivi i sulmit të Izraelit në Bejrut të premten ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë, sipas Reuters.
Agjencia e lajmeve AFP citon gjithashtu një burim të afërt me Hezbollahun që tha se Aqil, komandanti i dytë i grupit të mbështetur nga Irani, ishte vrarë gjatë sulmit.
Top Channel