Një histori frymëzuese ajo e Collette Divitto, të cilën askush nuk e merrte në për shkak të sindromës Down, arriti të hapte biznesin e saj të biskotave.
Edhe pse e arsimuar, 31-vjeçarja, meqenëse nuk mund të gjente një punë, vendosi që të krijonte një biznes të saj. Meqë ka pasur pasion pjekjen, filloi që hobin e saj ta kthente në një profesion dhe kështu lindi “Colletey’s Cookies” në Boston, i cili së shpejti pati një sukses të tillë sa që u shndërrua në një zinxhir dyqanesh në SHBA.
Rreth 50 përqind e punonjësve të saj janë persona me aftësi të veçanta. “Pas përvojë sime që nuk gjeja dot punë, vendosa të krijoja më shumë vende pune për personat me aftësi të kufizuara. Mos lejoni që të tjerët t’ju pengojnë dhe mos hiqni dorë nga karriera dhe ëndrrat tuaja, sepse kur një derë mbyllet, një tjetër hapet”, shprehet 31-vjeçarja.
Top Channel