Princi saudit thotë se nuk do të ketë lidhje me Izraelin pa krijimin e shtetit të Palestinës (fotot)

18/09/2024 19:17

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman tha sot se mbretëria nuk do të ketë lidhje me Izraelin deri në krijimin e shtetit të Palestinës.

Në një fjalim në parlamentin saudit, bin Salman dënoi pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli dhe krimet kundër popullit të Palestinës, që kanë sjellë një valë të re vuajtjeje atje.

“Kauza palestineze mbetet prioritet për vendin tonë dhe përsërisim refuzimin e prerë të mbretërisë dhe dënesën për pushtimin e shkeljen e ligjit humanitar në territoret palestineze. Mbretëria jonë nuk do të ndalojë përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, dhe pa këtë nuk do të vendosim lidhje diplomatike me Izraelin pa këtë”.

Princi saudit tha më tej vendi do të punojë për uljen e tensioneve në të tjera kriza të përgjakshme në rajon.

“Mbretëria do të kërkojë gjithashtu të nxisë paqen rajonale dhe ndërkombëtare duke nxitur zgjidhje politike për krizat në Jemen, Sudan, Libi e vende të tjera, dhe të mbështesë gjithashtu zgjidhjet në konfliktin Rusi Ukrainë”. /AFP/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA