Dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, mijëra taksapagues ankohen se nuk po u kthehet pas pagesa. Qeveria, është përpjekur që ta anashkalojë këtë veprim cka ben qe miliona euro te profesionisteve te lire te mban “peng” ne menyre antikushtetuese.
Në këto kushte, Grupi Parlamentar i PD-se, perfaqesuar nga deputetja Jorida Tabaku, dhe kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi, kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për rimbursimin e taksave të paguara padrejtësisht nga profesionistët e lirë.
” Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë”
Tabaku kritikoi ashpër qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
” Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton” u shpreh ajo.
Z. Gazmend Bardhi, në mbështetje të këtij propozimi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend,” deklaroi Bardhi.
Ky hap tregon angazhimin e Partisë Demokratike për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të promovuar politika që favorizojnë rritjen ekonomike dhe sociale të vendit. Iniciativa është një tjetër premtim i mbajtur ndaj shtresës së mesme dhe dëshmi e vullnetit të opozitës për të qëndruar pranë tyre.
Pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij, në mënyrë që drejtësia dhe barazia të jenë themeli i politikave fiskale në vend.
Top Channel