“Unë mendoja se ishte shtëpia e ndonjë konsulli turk apo ambasadori,” thotë Ronald Hufton, rezident i zonës në periferi të qytetit të Antwerp, gjatë vizitës në vilën e ekzagjeruar që zotërohej nga një shef i njohur krimi në vend.
Prona e sekuestruar nga shteti në vitin 2023 ka dalë tani në shitje dhe zotëron tetë dhoma gjumi, pishinë dhe apartament për të ftuar.
Prapa gardheve të mbuluara nga pemët e dendura gjenden vilat ‘e ruajtura’ nga luanë mermeri ku më parë jetonte mafiozi me gruan dhe një fëmijë.
Autoritetet nuk publikojnë identitetin e ish-pronarëve por besohet e janë dy vëllezër të përfshirë me mafian turke të drogës në vend.
Përfaqësuesja e ministrisë së financave Florence Angelici, shpjegon: Pronat u sekuestruan pas një hetimi kriminal, çështja dihet që ka lidhje me mafian por ne tani po veprojmë vetëm si shitës e jo si komentues për rastin kriminal”.
Dhjetra vizitorë dhe të interesuar kanë ardhur të shikojnë pronat, por si gjithmonë më të intriguar nga historia e pronarëve të tyre e jo nga investimi.
“Ç’do gjë duket e tepërt, e ekzagjeruar”, thotë rezidenti lokal Ronald Hufton duke mos vlerësuar stilin e rezidencave.
Ankandi publik i vilave do të zhvillohet në nëntor, duke nisur nga 680,000 euro për secilën nga dy vilat.
Zëdhënësja e shitjes Angelici, shpjegonte më tej:
“Kjo është hyrja kryesore e vilës, që normalisht do të ishte e ndriçuar mirë, tavani është i veshur me ar, siç e shihni kemi sallën e darkimit dhe një zyrë këtu”.
“Më tej është dhoma e banjës sauna ose hamam, ato funksionojnë me avull, dhe prej tyre kanë një dalje direkte te pishina për t’u freskuar”.
Rezidenti i zonës Hufton, tha se edhe po të kishte paratë nuk do të blente vilat pasi kanë nevojë për shumë ndryshime.
“Ka shumë riparime që nevojiten, nëse shikon shumë gjëra duhen flakur dhe blerë nga e para, këto kushtojnë shumë”./AFP/
Top Channel