“Do përfundoje si babale Salivani që tani shtyn gjyqin”, Salianji i përgjigjet Ramës: Po gjete një raport mjekësor, unë lë mandatin! Fatziu që ke vendosur të drejtojë reformën…

12/09/2024 12:04

Teksa replikonte me Gazment Bardhin, kryeministri Edi Rama tha se ky i fundit ka gënjyer kur tha se ka kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por se vetëm ka dhënë informacion.

“Zotrote je ai që iu the këtyre, iu the atyre, iu the shqiptarëve: kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën.

Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun sepse i kishe çuar një informacion, mirë e bëre, se ndryshe do përfundoje si babale Salivani që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë”, tha Rama.

Menjëherë ka replikuar Ervin Salianji i cili tha se “po gjeti një raport për t’i shmangur seancën unë e le mandatin tani, por ndryshe duhet ta bëjë ai”.

“Më vjen mirë që kryeministri për të disatën herë e ka mendjen dhe ndjek, siç e kemi thënë, gjyqet e drejtuesve të lartë të opozitës dhe nuk qeveris, prandaj Shqipëria është në këtë gjendje. Më vjen mirë dhe dua ta ve në dukje se ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjërave në gojë dhe besoj se të gjithë që e kanë mendjen aty i bëri që t’iu lëshojë goja lëng dhe është e disata herë që e mban në gojë këtë mënyrë të foluri dhe e rrotullon gjithandej. Dua t’i them se nëse në një rast të vetëm kam paraqitur raport mjekësor prej meje, për t’iu shmangur përballjes me këta unë lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë edhe ai.

Nga ana tjetër, ministrat e tu të Brendshëm njëri pas tjetrit, njëri që e ke vendosur tani një Fatzi për të drejtuar komisionin e reformës duhet dhe për t’i bërë presion SPAK-ut, duhet ta çojmë ne në SPAK si subjekt i ligjit antimafia. Ministrin tjetër të Brendshëm e ke të dënuar, kur dilja këtu e më thoshe nuk janë të vërteta, kur të hyja në fushat me kanabis. Të njëjtën gjë, 600 e kusur gjyq të fituara me eksponentët e t’u, të fundit dje me një të dënuar për prostitucion në Bashkinë e Divjakës, një ish tjetër.

Kur del dhe thua të pavërteta, rri aty e përballu, mos ik si frikacak. Kujt i jep llogari ti, nga kush zgjidhesh? Eksponentëve të krimit të organizuar? Jep llogari para personaliteve të krimit të organizuar me lidhje ndërkombëtare që e ke kthyer Shqipërinë në han me dy porta dhe qendër operacionale për trafikun e drogave të rënda sicc ta thotë raporti i DASH”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA