Sulm me armë pranë një shkolle në Turqi, plagosen 8 persona, arrestohet autori

22/09/2026 08:46

Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e së martës pranë një shkolle të mesme në lagjen Turgutlu të Manisës, në Turqi, ku tetë persona, përfshirë nxënës, kanë mbetur të plagosur.

Sipas deklaratës së guvernatorit të Manisës, incidenti ndodhi rreth orës 07:59, kur autoritetet morën njoftimin për të shtëna me armë në zonën pranë Shkollës së Mesme Teknike dhe Orientale Profesionale “İnci Üzmez”.

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore u dërguan menjëherë në vendngjarje. Tetë personat e prekur nga incidenti u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas autoriteteve, i dyshuari dyshohet se ka përdorur një pushkë gjahu gjatë sulmit. Ai u gjet dhe u arrestua nga forcat e sigurisë pas operacionit të nisur menjëherë pas ngjarjes.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë filmuar të dyshuarin duke hyrë në oborrin e shkollës me armën në dorë. Në pamjet e publikuara ai shihet duke lëvizur pranë kompleksit shkollor dhe, pas të shtënave, duke u larguar nga vendngjarja duke mbajtur armën.

Autoritetet kanë nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ për ngjarjen, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e sulmit.

Autori dyshohet se është larguar në këmbë pas sulmit dhe policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet vijojnë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.

Top Channel