Spitalet kërkojnë mbrojtje në Itali pas sulmeve të vazhdueshme ndaj stafit (fotot)

11/09/2024 17:20

Pacientët dhe të afërmit e tyre raportohet se vetëm në vitin 2023 kanë sulmuar verbalisht ose fizikisht më shumë se 10 000 herë.

Sindikatat e doktorëve e infermierëve në Itali kanë bërë thirrje që autoritetet të marrin në konsideratë të sjellin ushtrinë në spitale pas një rritjeje të konsiderueshme të sulmeve ndaj stafit prej pacientëve e të afërmve të tyre, shkruan The Guardian.

Në një nga videot e postuar të premten, doktorë e infermierë shiheshin duke u mbyllur në një dhomë për t’u mbrojtur nga të afërm të një 23 vjecareje që kishte vdekur papritur gjatë një operacioni emergjence në spitalin e Foggia, në Puglia.

Disa punonjës ishin plagosur nga të afërmit e të resë, teksa në pamje shihen përparëset e tyre të gjakosura.

Dy ditë më vonë në të njëjtin spital një pacient sulmoi fizikisht tre infermierë në dhomën e emergjencës, ndërsa dje një pacient sulmoi një doktor në spitalin Francesco Ferrari në Lecce.

Antonio De Palma, kreu i sindikatës së infermierëve tha se ishte i shokuar nga rritja e dhunës vitet e fundit. “I kërkojmë ministrit të trajtojë urgjencën e situatës. Nuk mund të presim më, duhet të sillni ushtrinë në klinikat mjekësore”, tha ai sipas The Guardian.

Vitin e kaluar një 62-vjeçar u dënua me 16 burg për vrasjen e një doktori në 2022 me sopatë jashtë spitalit San Donato në Milano, pasi trajtimet që ai i kishte dhënë kishin qenë të padobishme.

Drejtori i spitalit të Foggia, Giuseppe Pasqualone, tha për rrjetin Guardian se impjanti rrezikon të mbyllet. “Nëse kjo vijon do të mbyllet reparti i emergjencës prej reduktimit të numrit të doktorëve e infermierëve”, tha Pasqualone, duke shtuar se spitali është me numër të mangët stafi dhe nuk mund të punojë me frikë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA