Debati i parë presidencial mes Donald Trump dhe Kamala Harris ka nisur me ekonominë.
Pas shtrëngimit të duarve, zv.Presidentja Harris ka deklaruar se rivali i saj do punojë kundër bizneseve të vogla.
“Ne do ulim taksat për familjet e klasës së mesme 6000 dollarë. Zbritje tatimore 50,000 dollarë për bizneset e vogla. Kurse Trump do punojë kundër tyre”, deklaroi Harris.
I menjëhershëm ishte reagimi i rivalit të saj republikan.
“Nuk kam taksë shitje, por tarifa. Vendet e ndryshme do na paguajne tarifat që na kanë borxh. Kur isha ne fuqi kishim tarifa por jo inflacion. Tani kemi inflacionin ndoshta më të madh në histori. Kjo po shkatërron klasën e mesme. Njerëz nga burgjet e vendeve të tjera po marrin punët e njerëzve tanë, duhet ti përzejmë këtë njerëz”.
Top Channel