VIDEO/ Tentoi të bënte rezistencë, momenti kur politikani serbi arrestohet në Veri nga policia kosovare
10/09/2024 18:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë në Veri për sa i përket çështjes së Urës së Ibrit, i cili u shpreh se kjo urë duhet të hapet.
Gjithsesi, kjo vizitë u shoqërua me trazira, ku disa serbë dolën për të protestuar përpara tij.
Një prej protestuesve doli përpara duke i rënë bilbilit dhe duke shkaktuar trazira. Në rrjet qarkulluan menjëherë pamje të arrestimit të tij nga policia e Kosovës, duke u konfirmuar më pas si politikani serb, Aleksandar Arsinijevic.
Ai shihet duke mos ndaluar së rënit bilbilit, teksa gjithashtu bën dhe rezistencë gjatë arrestimit të tij, i cili u vu në pranga për shkak të prishjes së qetësisë publike.
Top Channel