Gjermania përshkallëzon kontrollet tokësore kufitare pas rritjes së emigracionit ilegal dhe krimit (fotot)

10/09/2024 17:42

Ministrja e brendshme e Gjermanisë ka njoftuar sot për ashpërsim të kontrolleve në kufijtë tokësorë të vendit me qëllim përballjen me atë që quante “emigracion i parregullt”, pas një serie sulmesh të dyshuara islamiste.

Masat e reja nisin nga java që vjen për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, para se të ri-analizohen, tha në një deklaratë Nancy Faeser.

Zhvillimi vjen gjithashtu fitores së zgjedhjeve të pjesshme nga e djathta radikale ‘Alternative für Deutschland’ (AfD), e cila ka bërë fushatë të ashpër kundër politikave të emigracionit ilegal.

Njoftimi shihet gjithashtu si një tentativë për të rimarrë kontrollin e debatit të rëndësishëm elektoral të emigracionit, teksa e djathta po përfiton nga shqetësimet e vendasve për integrimin, sigurinë, shërbimeve publike dhe strehimin, shkruan rrjeti The Guardian.

Sulmet e fundit nga autorë azil-kërkues që duhet të ishin larguar nga vendi, kanë sjellë zemërim të gjerë publik mbi rregullat e pritjes së të ardhurve, që u jepet strehim e ushqim dhe e drejta për të qëndruar në vend.

Muajin e shkuar tre njerëz u vranë në një festival në qytetin perëndimor të Solingen, nga një sirian që duhet të ishte depërtuar në Bullgari, ku kishte kërkuar azil për herë të parë.

Tre muaj më parë një islamist me origjinë nga Afganistani që duhet të ishte depërtuar, vrau me thikë një oficer policie në qytetin e Mannheim.

Tensionet për çështjen datojnë që prej qeverisë së Angela Merkel që në 2015 lejoi miliona njerëz nga Siria e Iraku të hyn në vend .

Ndërsa së fundmi rreth 1 milionë ukrainas besohet se kanë marrë azil në Gjermani, në një kohë kur vendi përballej me krizë energjie dhe të kostove të jetesës.

Por ka ende dyshime si do të kryejë Gjermani kontrollet në kufirin e saj prej më shumë se  3,700km që ndan me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksembourgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Çekinë e Poloninë. Policia vendase ka thënë se nuk kanë burime dhe personel për procedurat e reja, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/2
Gjermani do shtoje kontrollet në kufirin e saj prej më shumë se 3,700km që ndan me Danimarkën, Holandën, Belgjikën, Luksembourgun, Francën, Zvicrën, Austrinë, Çekinë e Poloninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA