‘Gjykata Nderkombëtare e Bangladeshit’ do të nisë procesin e kthimit të e lideres së rrëzuar Sheikh Hasina nga India fqinje, me akuza masakrash ndaj protestuesve.
Kryeprokurori vendas tha dje se ka nisur procesi i rikthimit të Hasina në Bangladesh, për t’u përballur me akuzat e dhunës së autoriteteve gjatë protestave masive para rrëzimit të saj nga posti në gusht, ku qindra vetë janë vrarë.
Pas disa javë protestash dhe shtypjes së egër të autoriteteve, Hasina u largua me helikopter ushtarak drejt Indisë më 5 gusht dhe u ul në një bazë ushtarake pranë New Delhi. Prezenca e saj atje ka hidhëruar marrëdhëniet mes Daka e New Delhi.
Prokurori Mohammad Tajul Islam, tha se Hasina akuzohet për regjim të ashpër dhunë gjatë 15 viteve në pushtet, dhe për rolin e saj në “masakrat” gjatë kryengritjes.
“Bangladeshi ka një traktat ekstradimesh kriminale me Indinë të nënshkruar në 2013, kur vetë Sheikh Hasina ishte në pushtet,” tha Islam.
“Ajo është e akuzuara kryesore për masakrat në Bangladesh, ne do të përpiqemi ta kthejmë ligjërisht këtu për t’u përballur me akuzat.”
Qeveria e Hasina akuzohet për abuzime të gjera me të drejtat e njeriut, arrestime masive dhe vrasje jashtë-gjyqësore të kundërshtarëve të saj politikë, para se të rrëzohej nga protestat masive të drejtuara nga studentët , ku rreth 600 njerëz besohet se janë vrarë.
76 vjeçarja Hasina nuk është parë në publik që prej largimit dhe Daka ka anuluar pasaportën e saj, shkruan rrjeti Aljaseera.
Top Channel