Alban Bruci ka qëlluar ditën e sotme katër herë me armë zjarri drejt një makine në Shkodër, në të cilën lëvizte Arlind Kajoshi.
Makina ishte në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshit, por shënjestra ishte i biri, Arlind Kajoshi. Autori është shpallur menjëherë në kërkim, pasi kreu atentatin, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i ngjarjes janë konfliktet e mëparshme, ku Arlind Kajoshi është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të Qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci. Autori, Alban Bruci është i biri i Vladimir Brucit.
Njoftimi i policisë
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).
Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:
Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.
Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Top Channel