Algjeria voton, teksa presidenti Tebboune synon mandatin e dytë dhe ‘pjesëmarrje të gjerë’ (fotot)

07/09/2024 19:24

Algjerianët votonin sot në zgjedhjet presidenciale ku pritet gjerësisht një mandat i dytë për presidentin Abdelmadjid Tebboune i cili shpreson për pjesëmarrje të madhe, shkruan rrjeti AFP.

78 vjeçari Tebboune konsiderohet si favorit për të mundur islamistin e moderuar Abdelaali Hassani si dhe kandidatin socialist Youcef Aouchiche.

Mëngjesin e sotëm në kryeqytetin Algjer rrugët ishin kryesisht të qeta, teksa votuesit shikoheshin t’u drejtoheshin pikave të votimit rreth mesditës.

Më shumë se 24 milionë algjerianë kanë të drejtë vote ndërsa të dy sfiduesit e Tebboune kanë bërë thirrje për “pjesëmarrje në votim”.

Socialisti Aouchiche tha: “Le të nisim të shikojmë nga e ardhmja dhe të lëmë pas bojkotin e dëshpërimin”.

Ndërsa Hassani u tha gazetarëve se “populli algjerian do të votojë pasi kjo i jep më shumë kredibilitet zgjedhjeve”, shkruan rrjeti AFP.

Kandidatët kanë problem me pjesëmarrjen pasi në zgjedhjet e vitit 2019 shifra qëndronte në 58 pwrqind.

Pjesëmarrja e ulët ne zgjedhjet e 2019 erdhi pas protestave pro-demorkaci në Hirak që përmbysën ish-presidentin Abdelaziz Bouteflika, para se ato të shtypeshin me dhunë nga policia që arrestoi qindra njerëz.

Rezultatet e zgjedhjeve pritej brenda natës së të shtunës ose mëngjesin e te dieles, por komentuesit thonin se ftuesi është i ditur, duke iu referuar mbajtësit të postit.

Opinionisti vendas Mohamed Hennad tha se kundërshtarët e Tebboune nuk kanë shanse “prej mbështetjes së ulët dhe kushteve te pabarabarta në të cilat u zhvillua fushata, që ishin asgjë më shumë se një farsë”./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Më shumë se 24 milionë algjerianë kanë të drejtë vote ndërsa të dy sfiduesit e Tebboune kanë bërë thirrje për “pjesëmarrje në votim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA