Sindikatat e transporteve dhe qeveria e Kolumbisë nënshkruan sot marrëveshjen për t’i dhënë fund grevës së çmimeve të karburanteve në vend.
Dy palët raportohet e pranuan që rritja e çmimeve të karburantit të bëhet graduale duke u rritur fillimisht vetëm me 10 cent dhe më pas rritja e radhës të ndodhë në dhjetor, shkruan rrjeti AFP.
Presidenti Gustavo Petro konfirmoi se greva e kamionistëve në Kolumbi u mbyll në ditën e saj të pestë, pas marrëveshjes.
Mediat vendase tregonin sot pamje të kamionistëve që u binin borive në shenjë fitoreje, teksa shoferët nisen te lironin rrugët e bllokuara në disa vendndodhje.
Greva dhe protestat nisën kur një javë më parë qeveria rriti papritur çmimin e të gjitha karburanteve me 20%”.
Transportuesit në Kolumbi janë një sektor i fuqishëm teksa 90% e mallit lëviz me rrugë automobilistike.
Autoritetet thonë se çmimi i karburanteve në Kolumbi është nga me të të ulëtit në rajon, pas Ekuadorit e Bolivisë, shkruan rrjeti AFP.
Presienti Petro shtonte se transporti vendas privat, publik e i mallrave duhet të zhvendoset drejt alternativave me ekologjike e më të mira”, por pa dhënë ide sesi mund të arrihet kjo.
Top Channel