Një 22-vjeçare e shëndetshme ka humbur ndjenjat e më pas jetën në palestrën e zonës së saj pasi “kishte ngritur shumë pesha dhe kishte tej-ezauruar veten”, sipas një zyrtari vendas.
Ariatna Lizeth Mata Esparza, nga qyteti i Torreón, Meksikë, u shemb papritur përdhe me peshat në dorë në palestrën e lagjes së saj para një jave.
Mjekët që erdhën në vendngjarje thanë se nuk mund ta risillnin në jetë dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.
Një zëdhënës i prokurorisë meksikane hamendësonte se e reja kishte vdekur nga anoksemia, mungesa e oksigjenit në gjak, që sipas tij kishte shkaktuar bllokimin e venave dhe ishemi cerebrale.
Nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së vajzës që punonte si mësuese e shkollës fillore, por anoksemia sipas doktorëve nuk është një gjendje vdekjeprurëse pasi shkaktohet nga mungesa e oksigjenit në lartësi të mëdha.
Esparza raportohet se nuk kishte probleme të tjera shëndetësore teksa mediat vendase thonin se shkaku i vdekjes mund të ishte një atak i papritur kardiak.
E ndjera Esparza priste të bëhej mësuese kopshti pasi të merrte rezultatet e provimit që sapo kishte kryer. Ajo ishte gjithashtu një dashamirëse e kafshëve teksa shpërndante shpesh imazhe qensh në llogaritë e saj online.
Postimi saj i fundit në rrjetet sociale shkruante sipas, Jam Press: “Më vjen për të qeshur kur njerëzit thonë ‘mos e humanizo qenin tënd’ kur në fakt është ai që më ‘humanizon’ mua”.
Nëna e saj Selene Esparza, shkruante në rrjetet sociale: “Princesha ime ti ike e na le me shpirt të zbrazët e zemër të thyer. Të dua shumë”. /DailyMail/
Top Channel