“Nuse”, urimi i veçantë i futbollistit për Loredanën, dedikimi në shqip për ditëlindje

01/09/2024 20:38

Loredana Zefi feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë për këngëtaren, nuk ka munguar urimi nga partneri i saj, futbollisti i talentuar gjerman, Karim Adeyemi.

Ai bëri një sërë postimesh në “InstaStories”, duke uruar këngëtaren në këtë ditë speciale.

Krahas urimit që i bëri në gjuhën angleze, Adeyemi publikoi një fotografi ku i bëri një dedikim edhe në gjuhën shqipe: “Urime ditëlindjen për ‘nusen’ dhe shoqen time më të mirë. Të dua më së shumti në botë. I meriton të gjitha!”

Dyshja është shfaqur vazhdimisht në postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihen pranë njëri-tjetrin, shumë të dashuruar.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA