Filipinet thonë se roja bregdetare kineze përplasi qëllimisht anijen e tyre në ishujt e kontestuar (fotot)

31/08/2024 19:28

Roja bregdetare e Filipineve publikonte sot pamje për të cilat thoshte se dëshmonin se një luftanije kineze kishte përplasur qëllimisht me trup një nga anijet e tyre në ishujt e kontestuar ‘Sabina Shoal’, në Detin e Kinës Jugore.

Zyrtarët filipinas thanë se anija e tyre ishte e ankoruar në ishull që prej prillit, para se të përplasej nga roja bregdetare kineze mëngjesin e sotëm.

Tensionet për territoret në zonat detare janë rritur së fundmi mes dy vendeve fqinje, ashtu si dhe tensionet e Kinës me vende të tjera që kanë pretendime në detet e saj juglindore.

Pekini kishte kërkuar më herët largimin e anijes filipinase nga ishulli Sabina Shoal. Sot anija ishte dëmtuar nga disa përplasje që sipas palës filipinase ishin të qëllimshme.

Megjithë dëmet, anija filipinase do të mbetet në Sabina Shoal, pasi sipas autoriteteve është brenda zonës ekskluzive ekonomike të vendit. Asnjë anëtar i ekuipazhit nuk ishte plagosur në incident.

Në afërsi të incidentit gjendeshin disa anije të tjera të rojës bregdetare kineze ndërsa në fillim të javës marina kineze kishte goditur me pompa të fuqishme uji një mjet të marinës filipinase duke ndaluar një operacion furnizimi detar.

Filipinet thonë se kanë dislokuar anijen e goditur Teresa Magbanua në ishull, për të monitoruar aktivitetet kineze në lidhje me mbrojtjen e koraleve të zonës.

FOTO GALERI
1/3
Tensionet për territoret në zonat detare janë rritur së fundmi mes dy vendeve fqinje, ashtu si dhe tensionet e Kinës me vende të tjera që kanë pretendime në detet e saj juglindore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA