Ekspedita e thellësive zbulon 20 specie të reja në ‘malin’ e fundit të oqeanit Paqësor (fotot)

30/08/2024 16:46

Një ekspeditë e re në thellësitë e hendekut detar Nazca në oqeanin Paqësor, ka zbuluar ato që u quajtën ‘bretkosa deti’, spageti fluturues apo oktapodë Kasper.

Uji mbulon më shumë se 70 përqind të sipërfaqes së tokës nga e cila më shumë se 90 % e oqeaneve janë të paeksploruar.

Prandaj studiuesit zbritën në Hendekun Nazca ku thanë se zbuluan një mal nënujor me shumë specie të reja, të gjalla rreth tij.

Pamjet e rralla të sjella nga nëndetëset e telekomanduara tregonin për speciet e çuditshme që jetonin në zonën e thellë, rreth 1000 km larg brigjeve të Kilit.

Me anë të robotëve studiuesit krijuan një hartë të malit nënujor dhe filmuan kopshtet korale ku jetonin organizmat e pazakonta të kallamarëve, gaforreve, yjeve detare dhe kërrminjve të thellësive.

Kjo ishte ekspedita e tretë për këtë vit në rajon, teksa dy të parat dokumentuar rreth 150 specie të reja.

“Me ekspeditën tonë të tretë në rajon kemi eksplorua rreth 25 maleve detare në hendekun e Nazca dhe Salas y Gómez Ridges,’ tha studiuesi Tomer Ketter, i institutit Schmidt Ocean.

“Zbulimet e diversitetit të mahnitshëm në këto rajone tregojnë boshllëqet e mëdha që kemi në kuptimin e funksionimit të ekosistemeve të tillë”, shtonte ai./Daily Mail/

FOTO GALERI
2/5
Kopshtet korale ku jetonin organizmat e pazakonta të kallamarëve, gaforreve, yjeve detare dhe kërrminjve të thellësive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA